Izraeli thotë se ka goditur qindra caqe në Liban

Izraeli tha se ka goditur qindra caqe në Liban,...

Sot fillon gjykimi për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit

Në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit sot fillon gjykimi...

Lajçak del me një postim rreth takimeve që zhvilloi në Bruksel

Emisari special i BE’së për dialogun Miroslav Lajcak ka...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

​SHBA thotë se “nuk ka përparim” me Iranin për rifillimin e marrëveshjes bërthamore

Extra AL PVC

Bisedimet për kthimin e SHBA-së dhe Iranit në një marrëveshje kyçe që kufizonte aktivitetet bërthamore të Teheranit mbeten në bllokim dhe nuk tregojnë shenja të rifillimit së shpejti, tha të martën Shtëpia e Bardhë.

“Nuk ka asnjë përparim në lidhje me marrëveshjen me Iranin tani. Ne nuk parashikojmë ndonjë përparim në të ardhmen e afërt. Thjesht nuk është fokusi ynë,” u tha gazetarëve gjatë një konference virtuale zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby.

Bisedimet indirekte për të rifilluar pajtueshmërinë me Planin e Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit (JCPOA) të vitit 2015 kanë ngecur për muaj të tërë dhe perspektivat e një rifillimi janë zbehur në mënyrë dramatike pas ofrimit të Iranit me dronët ushtarakë Rusisë për të ndihmuar luftën e saj kundër Ukrainës.

Dërgesat janë kundërshtuar ashpër nga administrata Biden dhe kanë shërbyer për të penguar më tej çdo përpjekje për t’u kthyer në negociata.

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump e tërhoqi në mënyrë të njëanshme Uashingtonin nga marrëveshja historike në vitin 2018 dhe rivendosi sanksionet ndaj Iranit, duke e shtyrë Teheranin të hakmerrej duke hequr hapa nga angazhimet e tij të lidhura me bërthamën.

Irani që atëherë ka vazhduar të kapërcejë kufijtë në sasinë e uraniumit që lejohet të posedojë, si dhe nivelet në të cilat lejohet të pasurojë materialin bërthamor.

Administrata Biden ka paralajmëruar se ndërsa do të preferonte të trajtonte programin bërthamor të Iranit në mënyrë diplomatike përmes JCPOA, por paralajmëroi se nuk do të presë “përgjithmonë” që Irani të pajtohet me frenimet dhe inspektimet mbi programin e tij bërthamor sipas paktit./AA

 

spot_img

Të fundit

Izraeli thotë se ka goditur qindra caqe në Liban

Izraeli tha se ka goditur qindra caqe në Liban,...

Sot fillon gjykimi për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit

Në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit sot fillon gjykimi...

Lajçak del me një postim rreth takimeve që zhvilloi në Bruksel

Emisari special i BE’së për dialogun Miroslav Lajcak ka...

Gjermania shton masat e sigurisë për festivalin e birrës dhe karnavaleve

Gjermania ka shtuar masat e sigurisë në prag të...

Izraeli thotë se ka goditur qindra caqe në Liban

Izraeli tha se ka goditur qindra caqe në Liban, disa orë pasi udhëheqësi i Hezbollahut, grupit libanez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e...

Sot fillon gjykimi për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit

Në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit sot fillon gjykimi për vrasjen e Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezovskit nga Velesi. Këshilli Gjyqësor në Gjykatën Themelore Penale...

Lajçak del me një postim rreth takimeve që zhvilloi në Bruksel

Emisari special i BE’së për dialogun Miroslav Lajcak ka thënë se dy javët e fundit kanë qenë ‘një përvojë intensive diplomatike e përqendruar në...