Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > KQZ rikujton se votimi familjar është vepër penale

KQZ rikujton se votimi familjar është vepër penale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se votimi familjar në zgjedhjet e 28 dhjetorit është i ndaluar.

Siç bëhet e ditur në njoftim, KQZ-ja thotë se votimi familjar ndalohet me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe se Kodi Penal e cilëson votimin familjar si vepër penale.

“Vota është personale dhe e fshehtë. Respekto ligjin, respekto demokracinë”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.