Bashkim Gllareva, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës dhe njëherësh profesori i vetëm i mjekësisë familjare në Kosovë, i specializuar në urologji, ishte i ftuar në emisionin “ARB Debat” në TV Arbëria.
Gjatë intervistës, ai deklaroi se gjendja në shëndetësinë e Kosovës është shumë alarmante dhe fajin e lidhi me qeverinë aktuale.
“Unë mendoj se kjo qeveri nuk është kredibile, jo funksionale dhe ka mungesë të kuadrit profesional,” tha Gllareva.
Dr. Bashkim Gllareva mban numrin 59 në listën e kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës.