Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > I premtoi dy QKUK-ja e helikopter, kandidati për deputet tregon rreth fushatës së tij

I premtoi dy QKUK-ja e helikopter, kandidati për deputet tregon rreth fushatës së tij

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Qëndrim Kryeziu (nr. 103 në listë), në emisionin FRONTAL të T7 ka folur për fushatën e tij.

Ai ka zhvilluar takime me qytetarët, të cilët i kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me problemet në Kosovë. Përveç takimeve me qytetarët, Kryeziu ka zhvilluar edhe takime në zona të ndryshme të vendit.

Ai premtoi se, nëse zgjidhet deputet, do të përpiqet të përmirësojë shërbimet shëndetësore në vend. Sipas standardeve ndërkombëtare, nga momenti kur paraqitet nevoja për shërbim shëndetësor deri te ofrimi i tij nuk duhet të kalojnë më shumë se 8 minuta. Kryeziu tha se do të angazhohet që qytetarët e Kosovës ta gëzojnë këtë të drejtë, si qytetarët e Bashkimit Evropian.

Një nga premtimet konkrete të tij është blerja e dy helikopterëve për QKUK-në, që sipas tij do të mundësonte shpëtimin e jetëve të shumë qytetarëve.