Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara takohen me deputetët, kërkojnë zbatimin e ligjeve në fuqi

Prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara takohen me deputetët, kërkojnë zbatimin e ligjeve në fuqi

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione është takuar me përfaqësuesit e prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara, në kuadër të organizatës Handikos.

Mimoza Rrahmani nga Handikos, tha sesi prind të fëmijëve me aftësi të kufizuara po përballen me sfida të jashtëzakonshme.

Sipas saj, mungesa e qendrave të shërbimit ditor është vështirësi për ta si dhe gjithëpërfshirja në shkolla, duke përmendur edhe paragjykimin e përditshëm.

“Jam nënë e një fëmije me aftësi të kufizuar, përdorues i kolicës. Sfidat janë jashtëzakonisht shumë të mëdha, kryesisht fillojnë me të drejtat e njeriut. Për ne si prindër është shumë e vështirë. Nuk kemi Qendra të shërbimit ditor të këtyre personave. Shumica e këtyre fëmijëve preken nga sëmundje gjenetike. Gjithëpërfshirja në shkolla është sfidë tjetër për ne si prindër, siç e përmendem nuk kemi asistencë të fëmijëve, duhet ta kryejmë vet këtë asistencë”.

“Paragjykimi vazhdon të jetë pjesë e jona e përditshme, diskriminimi po ashtu. Kërkoj që ju t’i shtyni këto çështje sepse ato nuk janë duke u respektuar. Domethënë liritë tona preken, dinjiteti jonë preket çdo ditë. Shpresoj që më të ardhmen të kemi takime tjera që të flasim për arritje”.   /TV Arbëria

Powered by WordPress