Shkruan: Afrim Kasolli
Nuk ka nderim më të madh dhe vleresim me pozitiv per Albin Kurtin sesa akuzat e disa eksponentëve të opozitës se ai personalisht si dhe Lëvizja që e perfaqeson se e ka përçarë shoqërine dhe i ka ndarë familjet nga brenda. Një cilësim të tillë janë duke bërë si disa përfaqësues të PDK-se ashtu edhe të LDK-se.
Duke e kualifikuar në këtë mënyrë ato janë duke treguar se ai është duke vepruar politikisht dhe jo sipas skemave anti politike te totalitetit te pamundur.
Në fund te fundit, siç ka pohuar Chantel Mouffe, antagonizmi është pjesë inherente e politikes dhe se nga kjo perçarje dhe konflikt mirëmbahet pluralizmi real dhe jo simulimi i këtij te fundit.
Për më shumë njëra nga akuzat më te njohura, që përfaqësuesit e regjimit antik në Athine e kishin sajuar ndaj Sokratit, ishte padia se me filozofimet e tij po i perçante familjet e atij polisi duke ndikuar në konvertimin e bindjeve brezit të ri në vend te iluzioneve te prindëreve të tyre. Për çka edhe njihet si një nga martirët tragjik te mendimit.
Nëse, opozita dëshiron mirëfilli ta mund Albin Kurtin atëherë këtë qëllim nuk mund ta jetësoje me anë të pretendimeve të unitetit romantik, por vetëm duke vepruar politkisht, pra me anë të thellimit të antagonizmit dhe ballafqimin me të. /TV Arbëria