Protesta e Partisë Demokratike u mbyll me lëndë plasëse dhe molotov të hedhur drejt Kryeministrisë, për fat të mirë pa pasoja të rënda.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas një parakalimi në bulevard, u ndal në selinë e PD-së, ku shprehu mirënjohjen ndaj të gjithë qytetarëve që iu përgjigjën thirrjes për protestë.

Berisha e cilësoi tubimin si një “protestë historike”, duke theksuar se aksioni i nisur nga opozita nuk do të ndalet deri në largimin e kryeministrit Edi Rama, të cilin e quajti “armik” të vendit dhe të pluralizmit politik.

“Kjo ishte një protestë historike. Duhet ta kuptojë secili prej nesh misionin tonë. Nëse para 11 majit u ngritëm për të shpëtuar Partinë Demokratike dhe pluralizmin politik, sot jemi në këmbë për të shpëtuar Shqipërinë dhe familjen shqiptare. Ky është misioni më i lartë dhe më sublim i jetës sonë”, deklaroi Berisha.

Përshkallëzohet situata në Shqipëri, hidhet molotov në derën e kryeministrisë

Është përshkallëzuar situata në protestën e opozitës në bulevardin Dëshmorët e Kombit në kryeqytet.

Protestuesit kanë hedhur molotov në derën e kryeministrisë gjatë fjalës së liderit demokrat Sali Berisha.

Pas kësaj janë shtuar forcat policore në protestë.

Forcat Shqiponja dhe FNSH i bashkohen forcave të rendit.