Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Haxhiu: Shëndetësia është jetike, sigurimi shëndetësor dhe digjitalizimi do të realizohen me qeverinë Hamza

Haxhiu: Shëndetësia është jetike, sigurimi shëndetësor dhe digjitalizimi do të realizohen me qeverinë Hamza

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka deklaruar se shëndetësia do të jetë një nga prioritetet kryesore të qeverisjes së ardhshme, duke theksuar se ligji për sigurimin shëndetësor dhe digjitalizimi i sistemit shëndetësor janë reforma të domosdoshme.

Sipas Haxhiut, brenda vitit të parë të qeverisjes do të ndodhë digjitalizimi i teknikës dhe shërbimeve shëndetësore, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe transparencës.

Ai theksoi se brenda dy viteve do të zbatohet edhe ligji për sigurimin shëndetësor, duke garantuar mbulim për qytetarët.

“Nëse qeveria e Bedri Hamzës votohet në fund të vitit 2026, atëherë në vitin 2028 qytetarët e Kosovës do të kenë sigurime shëndetësore funksionale,” u shpreh Haxhiu.