Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së Shemit të grupit “Ilirët”.
I njëjti ishte 64-vjeçar, teksa siç u tha ndërroi jetë nga sulmi në zemër.
Një reagim për të e ka bërë edhe Rama, i cili thekson se kjo është një humbje e madhe dhe se gjurma që la në historinë e muzikës shqiptare do të mbetet e pashlyeshme.