Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, sot është shprehur optimist për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Ahmeti ka deklaruar se pala e Kosovës është duke bërë lobim intensiv dhe se anëtarësimi në KiE mund të ndodhë në afat rekord në krahasim me vendet e rajonit. Mirëpo, ai nuk ka dhënë datë se kur mund të ndodhë i njëjti.
“Jam optimist se në raport me vendet e rajonit do të kemi një afat rekord për anëtarësim në KiE”, ka thënë ai.
Këto komente, Ahmeti i ka bërë në diskutimin që ka organizuar Instituti i Prishtinës për Studime Politike, të martën në Prishtinë. /TV Arbëria