Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Besnik Tahiri: Qeveria Haradinaj ia dha Prishtinës statusin e Kryeqytetit, kërkoj besimin e tyre sepse i kemi qëndruar fjalës

Besnik Tahiri: Qeveria Haradinaj ia dha Prishtinës statusin e Kryeqytetit, kërkoj besimin e tyre sepse i kemi qëndruar fjalës

Kandidati i AAK-së për deputet, Besnik Tahiri ka publikuar në Facebook një video nga Prishtina, duke treguar se Qeveria Haradinaj ia kishte dhënë qytetit “statusin e kryeqytetit”.

Tahiri tha se kërkon besimin e qytetarëve pasi i kanë qëndruar fjalës së dhënë.

“Qeveria e Haradinajt ia dha Prishtinës statusin e Kryeqytetit, duke miratuar Ligjin për Kryeqytetin dhe duke ua kthyer qytetarëve të Prishtinës Pallatin e Rinisë klubeve sportive dhe organizatave artistike”.

“Sot, kërkoj besimin e qytetarëve të Prishtinës, sepse kemi qëndruar pas fjalës sonë, me vendime e vepra”, shkroi ai.