Emisioni “Erdhi Antigona” vjen këtë javë me një episod të veçantë me titull “Esat Shala prezanton veturat ushtarake dhe zbulon projektet e tij”.
I ftuar në këtë emision është Esat Shala, koleksionues i mijëra dëshmive të luftës së fundit në Kosovë.
Gjatë emisionit, Shala prezantoi një eksponat të veçantë nga koleksioni i tij – një veturë ushtarake e përdorur nga forcat serbe, e cila ka qenë e angazhuar në luftime të ndryshme gjatë luftës.
Ai bëri të ditur se shpesh përballet me kritika nga qytetarë të ndryshëm, të cilët gabimisht mendojnë se këto vetura janë prodhim serb. Shala theksoi se këto pretendime nuk janë të sakta, duke sqaruar se Serbia në atë periudhë nuk kishte kapacitete për prodhimin e këtyre mjeteve, të cilat janë prodhime të vendeve të tjera dhe kanë vlerë dokumentare e historike.
Emisionin mund ta ndiqni përmes linkut më poshtë.