Emisioni “Erdhi Antigona” vjen këtë javë me një episod të veçantë me titull “Esat Shala prezanton veturat ushtarake dhe zbulon projektet e tij”.
I ftuar në këtë emision është Esat Shala, koleksionues i mijëra dëshmive të luftës së fundit në Kosovë, i cili prej më shumë se dy dekadash është angazhuar në mbledhjen dhe ruajtjen e video-materialeve, fotografive dhe artefakteve që dokumentojnë krimet e kryera nga forcat serbe gjatë luftës.
Në këtë emision, ai prezanton për herë të parë edhe koleksionin e veturave ushtarake, si dhe flet për projektet e tij aktuale dhe planet për të ardhmen.
Mos e humbni këtë emision të rëndësishëm dhe me vlerë të veçantë dokumentare.
Emisionin mund ta ndiqni përmes linkut më poshtë.