Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > ​Musa për dënimin e Mustafës: Rasti i parë që një Gjykatë dënon një ushtar pa specifikuar detaje të sakta

​Musa për dënimin e Mustafës: Rasti i parë që një Gjykatë dënon një ushtar pa specifikuar detaje të sakta

Avokati, Skender Musa ka komentuar dënimin e Sali Mustafës nga Gjykata Speciale me 26 vjet burgim për siç thuhet, krime lufte në kompleksin e Zllashit në vitin 1999. Musa teksa ka kritikuar këtë vendim, tha se i njëjti, është rast i parë që në praktikën ndërkombëtare një ushtar që ka marrë pjesë në luftë dënohet pa u specifikuar saktë detajet e veprës për të cilën akuzohet.

“Nuk pat drejtësi. Në drejtësi nuk përdoret fjala “me gjasë”. Në drejtësi thuhet se është vërtetuar në mënyrë të pakontestueshme. Ky ishte një vendim arbitrar, dhe i kundërligjshëm. Ishte në kundërshtim edhe me shumë konventa tjera. Nuk gjykohet në asnjë vend të botës në këtë formë. Ka pasur edhe gjykime ndaj nazistëve në Gjermani dhe ish-pjesëmarrësve në Luftën e Dytë Botërore. Asnjëherë nuk është shpallur asnjë aktgjykim pa u specifikuar qartë viktima, në mënyrë individuale të kryerësit të krimeve që kanë qenë veprime të ndara. Aty kanë qenë të specifikuara vend i krimit, numri i saktë viktimave, mënyra e vrasjes, mënyra e ndalimit e torurimit. Ky është rasti i vetëm në praktikën ndërkombëtare, që një ushtar që ka marrë pjesë në luftë gjykohet pa u specifikuar vend i saktë i vendbanimit dhe nga kush janë ndaluar ata dëshmitarë”, tha Musa. Ai ka shtuar se do të duhej të plotësohen të gjitha elementet e veprës penale./Gazeta10

 

Powered by WordPress