Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Zogaj: Qytetarët e Kosovës e kanë kuptuar dallimin mes Abdixhikut dhe Kurtit

Zogaj: Qytetarët e Kosovës e kanë kuptuar dallimin mes Abdixhikut dhe Kurtit

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Alban Zogaj, ka deklaruar se qytetarët e Kosovës tashmë e kanë kuptuar qartë dallimin mes kandidatit për kryeministër nga LDK-ja, Lumir Abdixhiku, dhe ish-kryeministrit Albin Kurti.

Sipas Zogajt, Abdixhiku përfaqëson një qasje krejtësisht të kundërt nga ajo e Kurtit.

“Derisa Kurti është komplet fjalë të thata, boshe dhe demagogji, Abdixhiku është njeri i projekteve dhe i punëve konkrete. Këtë e ka dëshmuar si në Ministri, ashtu edhe në zhvillimin e LDK-së dhe kudo që ka punuar”, ka deklaruar Zogaj.

Ai ka shtuar se qytetarët po i vlerësojnë rezultatet konkrete dhe seriozitetin në qeverisje, duke theksuar se kjo është arsyeja pse, sipas tij, mbështetja për LDK-në është në rritje.