Një lajm të tillë e ka bërë të ditur presidentja Vjosa Osmani të premten.

Presidentja Osmani e ka konsideruar këtë njohje vendim historik.

“Edhe një vendim historik për vendin tonë. Bahamas bëhet shteti i 121-të që njeh Kosovën si shtet të pavarur e sovran. Urime të gjithë qytetarëve të Republikës sonë! Sapo kemi nënshkruar, këtu në kryeqytetin e Bahamas, marrëveshjen dypalëshe për njohje dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike me Kryeministrin e Bahamas, mikun tonë të mirë Philip Davis”

Në një konferencë për shtyp bashkë me Osmanin, kryeministri Davis tha se Kosova mund të mbështetet tek Bahamas si një partner i besueshëm dhe i qëndrueshëm.

“Ky është, pa asnjë dyshim, një moment historik për të dyja vendet tona dhe popujt tanë”, tha Davis.