Kryetari i PDK-së dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka theksuar se mbështetja për sektorin privat do të jetë një nga shtyllat kryesore të qeverisjes së tij, duke vlerësuar se pa biznese të forta nuk ka zhvillim të qëndrueshëm të shtetit.
Gjatë një vizite në Ferizaj, bashkë me kryetarin e komunës, Agim Aliu, Hamza vizitoi kompanitë RF Polissage dhe X-Plast, të cilat, sipas tij, janë shembull i bizneseve që krijojnë vende pune dhe forcojnë ekonominë vendore.
“Qeveria ime do të jetë partnere e sektorit privat, sepse pa një sektor privat të fortë nuk ka zhvillim të shtetit. Ne do t’i mbështesim bizneset të rriten, të investojnë dhe t’i rrisin pagat për punëtorët”, ka deklaruar Hamza.