Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > ​Aliu: Linja hekurudhore Fushë Kosovë – Mitrovicë po bëhet

​Aliu: Linja hekurudhore Fushë Kosovë – Mitrovicë po bëhet

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë që linja hekurudhore Fushë Kosovë – Mitrovicë po bëhet. Përmes një statusi në Facebook, Aliu ka thënë që rehabilitimi i linjës hekurudhore nga Fushë Kosova e deri në Mitrovicë, i paraprinë zhvillimit ekonomik si dhe i “shërben ndërlidhjes më të mirë të Kosovës me rajonin dhe me Evropën”.

“34.4 km të transportit hekurudhor do të rehabilitohen, për të qenë moderne dhe konkurruese. Rehabilitimi i linjës hekurudhore nga Fushë Kosova e deri në Mitrovicë, i paraprinë zhvillimit ekonomik si dhe i shërben ndërlidhjes më të mirë të Kosovës me rajonin dhe me Evropën. Projekti do t’i kontribuojë zhvillimit ekonomik e social, hapjes së vendeve të reja të punës, avancimit të bashkëpunimit ndër fqinjësor, si dhe afrimit edhe më tepër me shtetet e Bashkimit Evropian”.

‘Linja hekurudhore Fushë Kosovë – Mitrovicë po bëhet. 34.4 km të transportit hekurudhor do të rehabilitohen, për të qenë moderne dhe konkurruese. Rehabilitimi i linjës hekurudhore nga Fushë Kosova e deri në Mitrovicë, i paraprinë zhvillimit ekonomik si dhe i shërben ndërlidhjes më të mirë të Kosovës me rajonin dhe me Evropën. Projekti do t’i kontribuojë zhvillimit ekonomik e social, hapjes së vendeve të reja të punës, avancimit të bashkëpunimit ndër fqinjësor, si dhe afrimit edhe më tepër me shtetet e Bashkimit Evropian. Kjo lidhje hekurudhore do të rezultojë në përmirësim të kapacitetit hekurudhor, si për udhëtarë po ashtu edhe për mallra, dhe në përmirësim të dukshëm edhe të kohës së udhëtimit. Në këtë linjë do të zhvillohet qarkullimi i trenave me një shpejtësi prej 80 km/h deri në 120 km/h. E po kaq e rëndësishme, kjo lidhje do të operojë me emetime të zvogëluara të gazrave serrë dhe të dioksidit të karbonit. Falënderoj Bashkimin Evropian, në veçanti Komisionin Evropian për mbështetjen e vazhdueshme për financimin e rehabilitimit të linjës hekurudhore të 10-të. Linja 10-të do t’i sjellë qytetarët e Kosovës edhe më pranë BE-së dhe do të shërbejë si një nxitje më e madhe për ekonominë e Kosovës”, ka shkruar Aliu.

 

Powered by WordPress