Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ndalohet për 48 orë një person i dyshuar për mashtrim

Ndalohet për 48 orë një person i dyshuar për mashtrim

Hetuesit nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, sot kanë arritur të sigurojnë prezencën e një personi të dyshuar për veprën penale të mashtrimit që është raportuar në shtator të vitit 2022.

Puna e hetuesve policorë ka rezultuar me identifikimin e personit të dyshuar A.Z. (50), shtetas i Kosovës, i cili pas intervistimit, në prezencë të avokatit mbrojtës, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Mbështetur në rezultatet e hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se personi në fjalë, duke i prezantuar fakte të rreme rreth një prone, për të cilën kishin bërë marrëveshje për shitblerje, dyshohet të ketë marrë nga ankuesi në periudha të ndryshme shuma të parash prej gjithsej 132.000 eurove.

Aktualisht hetuesit po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me personin i A.Z, i cili dyshohet të jetë i përfshirë edhe në raste rë tjera të natyrës së njëjtë.

 

Powered by WordPress