Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Hoxhaj i prerë: Pa mbrojtje të fortë, dialogu me Serbinë është i rrezikshëm

Hoxhaj i prerë: Pa mbrojtje të fortë, dialogu me Serbinë është i rrezikshëm

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, kandidat për deputet nga PDK Enver Hoxhaj, ka deklaruar se Kosova duhet të reagojë me vendosmëri ndaj përpjekjeve të Serbisë për të destabilizuar rajonin dhe për të vënë në pikëpyetje shtetësinë e Kosovës.

Enver Hoxhaj theksoi se rrethanat aktuale kërkojnë rritje të menjëhershme të kapaciteteve mbrojtëse të vendit.

“Serbia po përpiqet ta përmbysë rendin ballkanik, ta rishkruajë historinë dhe ta vë në pikëpyetje ekzistencën e shtetit të Kosovës. Prandaj, ne duhet ta rrisim buxhetin për mbrojtje, kapacitetet mbrojtëse dhe numrin e pjesëtarëve të FSK-së në vitet e ardhshme,” tha Hoxhaj.