Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Komisioni i 6 janarit pritet të rekomandojë ngritjen e akuzave penale ndaj Trump

Extra AL PVC

Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve për hetimin e sulmin të 6 janarit në Kapitol, zhvillon sot seancën e fundit publike. Komisioni pritet t’i rekomandojë Departamentit të Drejtësisë ngritjen e akuzave penale ndaj ish Presidentit Donald Trump.

Komisioni i përbërë nga 7 demokratë dhe dy republikanë, veç ish presidentit, pritet të rekomandojë ndjekjen penale edhe të disa ish ndihmësve të tij, nën akuzat për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 të fituara nga demokrati Joe Biden.

Komisioni i 6 janarit nuk ka fuqi ligjore, prandaj rekomandimi për ndjekjen penale shënon vetëm një akt simbolik, pasi ngritja e akuzave i takon Departamentit të Drejtësisë. “Mendoj se Presidenti Trump ka kryer disa shkelje ligjore dhe ai duhet të trajtohet si çdo amerikan që thyen ligjin dhe të ndiqet penalisht”, tha për CNN-in të dielën, demokrati Adam Schiff, anëtar i Komisionit. Komisioni do të shkrihet në 3 janar, kur kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve ta marrin republikanët.

Që nga ngritja e tij në korrik të vitit 2021, komisioni ka intervistuar më shumë se 1 mijë persona, ka zhvilluar 10 seanca dëgjimore publike dhe ka administruar më shumë se sa 1 milionë dokumente. Mbledhja e një numri të madh provash, ka nxitur anëtarët e komisionit të deklarojnë se zoti Trump duhet të fajësohet për sulmin e dhushëm të Kapitolit nga mbështetësit e tij rreth dy vjet më parë.

Ligjvenësit kanë sugjeruar që zoti Trump të akuzohet për komplot për të mashtruar Shtetet e Bashkuara, përpjekje pëpr të ndërprerë seancat zyrtare të Kongresit dhe kryengritje. Ndërsa për ndihmësit e tij janë sugjeruar akuza për shklekje të ligjeve të etikës, abuzime ligjore dhe shkelje të ligjit për financimin e fushatave./VOA

spot_img

Të fundit

Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen...

“Kush je ti që e përfaqëson komunitetin LGBT – pajtohna edhe me Burdushin”, Valon Syla i reagon ashpër Klinakut

Abdullah Klinaku politikan e pyeti analistin Valon Syla “kush...

Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi, bashkëshortja e njërit të akuzuar thotë se nga mediat ka kuptuar për zhdukjen e tij

Bashkëshortja e të akuzuarit, Jeton Vllasaliu, në cilësinë e...

“Tung e ki, a të thashë mos fol sene që s’i din”, nxehet debati mes Zana Avdiu e Azdren Shalës

“Koalicionet fetare dhe kauza për Familjen”, është tema që...

Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen e sotme ulje emergjente në aeroportin e Podgoricës, pasi kapiteni raportoi se kishte informacion se...

“Kush je ti që e përfaqëson komunitetin LGBT – pajtohna edhe me Burdushin”, Valon Syla i reagon ashpër Klinakut

Abdullah Klinaku politikan e pyeti analistin Valon Syla “kush je ti që e përfaqëson LGBT-në”, në Pressing në T7. Pjesë nga debati mes tyre: Klinaku: Ju...

Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi, bashkëshortja e njërit të akuzuar thotë se nga mediat ka kuptuar për zhdukjen e tij

Bashkëshortja e të akuzuarit, Jeton Vllasaliu, në cilësinë e dëshmitares, Nadire Gashi, deklaroi se për zhdukjen e tani të ndjerit Bedri Rexhepi kishte kuptuar...