Sipas njoftimit të KRU Prishtina, defekti u identifikua vetëm paraditen e sotme dhe punëtorët po vazhdojnë me sanimin e tij.

Pas rikthimit të furnizimit, uji duhet të përdoret vetëm për nevoja sanitare deri në njoftimin e radhës.

“Kompania është duke punuar për të rregulluar defektin dhe furnizimi do të normalizohet sapo të rikthehet energjia dhe të përfundojnë punimet”, thuhet në njoftim.

KRU Prishtina u bën thirrje banorëve për mirëkuptim dhe kujdes gjatë përdorimit të ujit pas rikthimit të furnizimit.