Blog Post

Arbëria TV > Shqipëri > Shqipëri: Janar-nëntor, numri i aksidenteve rënie me 15.7%

Shqipëri: Janar-nëntor, numri i aksidenteve rënie me 15.7%

Në 11-mujorin e vitit 2022, numri i aksidenteve në Shqipëri shënoi rënie me 15.7 për qind.

Sipas Institutit të Statistikave, numërohen 1.060 aksidente rrugore nga 1.257 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkohë, numri i të aksidentuarve është 1 479 persona nga 1726 persona të aksidentuar në 11-mujorin e vitit 2021.

INSTAT raporton se aksidentet rrugore, në 13.7 % të rasteve, në 11-mujorin e vitit 2022 kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Edhe ky tregues ka shënuar rënie me 24.9 % në këtë 11-mujor./ATSH