Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Hamza falënderon BE-në për heqjen e masave: Qytetarët tanë nuk duhet të ndëshkohen për gabimet e kësaj qeverie

Hamza falënderon BE-në për heqjen e masave: Qytetarët tanë nuk duhet të ndëshkohen për gabimet e kësaj qeverie

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga PDK, Bedri Hamza ka uruar heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës.

Ai ka thënë se kjo është një lajm i mirë dhe një vendim i drejtë.

“Qytetarët tanë nuk duhet të ndëshkohen për gabimet e kësaj qeverie. I falënderoj partnerët evropianë për mbajtjen e premtimit. Tani duhet të hapet një kapitull i ri me BE-në, i bazuar në reforma, integrim evropian dhe zhvillim ekonomik”, ka shtuar Hamza.

Ai ka thënë se Kosova do të ecë përpara bashkë me aleatët.