Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Intervale me diell të enjten, nga e premtja mjegull ultësirave

Intervale me diell të enjten, nga e premtja mjegull ultësirave

Ditën e enjte po parashihen më shpesh intervale me diell, megjithëse kalojnë vranësira, derisa ultësirave mjegulla mbetet edhe më tutje më gjatë, pas mesdite.  Temperaturat minimale zbresin deri në -4C e 1C, e ato maksimale shkojnë deri në 5C e 8C, në ato pjesë që nuk preken nga mjegulla.  Ultësirave ku mjegulla mbetet më shumë, maksimalet do jenë më të ulëta 0C e 2C.  Dominojnë qetësitë.

Mjegulla vazhdon të mbetet e bllokuar përgjatë ultësirave edhe përgjatë fundjave, derisa pjesëve tjera më të larta të vendit parashihet të ketë më shumë intervale me diell.  Minimalet zbresin deri në -4C e -2C, derisa maksimalet mund të shënojnë rritje deri në 8C e 11C, pjesëve ku parashihet më shumë diell, e ultësirave të mbuluara me mjegull, -2C e 2C.  Fryn erë e lehtë kryesisht veriore verilindore 1-4m/s, orëve të pasdites.