Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Pas 30 vitesh në SHBA, Antigona Gashi rikthehet për t’i shërbyer Kosovës

Pas 30 vitesh në SHBA, Antigona Gashi rikthehet për t’i shërbyer Kosovës

Në një intervistë për emisionin “ARB Debat” në TV Arbëria, Antigona Gashi ka treguar arsyet pse vendosi të largohet nga Amerika dhe të kthehet në Kosovë.

“Unë nuk kam ardhur rastësisht në Kosovë, por kam dashur të vij e përgatitur, në mënyrë që të kem çka të ofroj për vendin tim. Me përvojën time, titullin shkencor dhe eksperiencën që kam, ta sjell këtë kontribut në Kosovë mendoj se është me rëndësi. Besoj se i duhem Kosovës”- tha Gashi

Kujtojmë se pas 30 vitesh jetese dhe veprimtarie në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku fitoi titullin Dr. Sc. në lidership dhe drejtësi, ajo është rikthyer në vendlindje me synimin që dijen dhe përvojën e saj t’i vërë në shërbim të qytetit të Pejës. Antigona Gashi është kandidate e PDK-së.