Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Forcimi i urave mes SHBA-së dhe Kosovës, prioritet i Gashit

Forcimi i urave mes SHBA-së dhe Kosovës, prioritet i Gashit

Në një intervistë për emisionin “ARB Debat” në TV Arbëria, Antigona Gashi, kandidate e PDK-së, ka treguar arsyet dhe synimet e saj kryesore nëse arrin të bëhet deputete.

“Nëse arrij të bëhem deputete, qëllimi im është të forcoj urat lidhëse mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që është atdheu im i dytë, dhe Kosovës,” tha Gashi.

Ajo shtoi, ndër të tjera, se nuk ka ardhur rastësisht në Kosovë, por ka dashur të vijë e përgatitur, në mënyrë që të ketë çka t’i ofrojë Kosovës.