Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Pritje të gjata në Vërmicë, kamionët pritën me orë të tëra për të hyrë në Kosovë

Pritje të gjata në Vërmicë, kamionët pritën me orë të tëra për të hyrë në Kosovë

Radhë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë raportohet se u krijuan mbrëmë në rrugën Morinë-Vërmicë, në drejtim nga Shqipëria drejt Kosovës.

Siç raporton A2CNN, drejtuesit e mjeteve të rënda bën të ditur se pritjet zgjatën me orë, ndërsa theksuan se situata të tilla janë pothuajse të shpeshta.

Sipas tyre, ndër arsyet kryesore të vonesave janë puna e ngadaltë në doganën e Vërmicës, rëniet e herëpashershme të sistemit, si dhe koha e ndërrimit të doganierëve.

Përveç vonesave në dorëzimin në kohë të mallrave, pritjet e gjata në kufi po krijojnë stres të shtuar për transportuesit, të cilët duhet të përballen edhe me temperaturat e ulëta të orëve të mbrëmjes.