Çerkin Dukolli, kandidat për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate, ka deklaruar në emisionin N’PULT në TV Arbëria se Fatmir Limaj është ndër politikanët e rrallë që qëndron vazhdimisht në kontakt me qytetarët.
“Limaj është ndër të rrallët politikanë që komunikon vazhdimisht me qytetarët, dhe komunikimet e tij të vazhdueshme tregojnë një mobilizim të jashtëzakonshëm dhe një mbështetje që i vjen cep me cep nga çdo anë e vendit,” tha Dukolli.
Ai gjithashtu theksoi se partia e tij është plotësisht e përgatitur për zgjedhjet e ardhshme, duke u fokusuar në prezencë aktive dhe mobilizim të bazës në terren.