Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Mbi 23 mijë fëmijë lindën për dhjetë muaj në Kosovë

Mbi 23 mijë fëmijë lindën për dhjetë muaj në Kosovë

Për dhjetë muaj nga janari deri në tetor në Kosovë janë regjistruar gjithsej 23 mijë e 209 lindje. Nga ky numër, 12 039 janë meshkuj, ndërsa 11 170 janë femra.

Ndërkohë, vetëm gjatë muajit tetor 2025 janë regjistruar 2 269 lindje, të ndodhura si brenda territorit të Kosovës ashtu edhe jashtë saj. Prej tyre, 1 163 janë meshkuj dhe 1 106 femra.

Sipas ASK-së, në muajin Tetor 2025 është shënuar rënie e numrit të lindjeve për rreth 9.6 për qind krahasuar me muajin Shtator 2025.