Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Behrami për Thaçin: I mungon skenës politike si mendja trupit

Behrami për Thaçin: I mungon skenës politike si mendja trupit

Kandidati i PDK-së për deputet, Artan Behrami, ka folur me emocion për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, duke theksuar se mungesa e tij ndihet fuqishëm në skenën politike të vendit.

Në një intervistë, Behrami ka deklaruar se Thaçi i mungon politikës kosovare “si mendja trupit”, përcjell Periskopi.

“Ka pak raste në botë kur një lider politik, nga ideja për të krijuar shtetin deri te ideja për ta ndërtuar atë, i ka udhëhequr të gjitha proceset. Shteteve të tjera u janë dashur 100 vjet, 200 vjet, madje edhe 700 vjet, pra kalimi i disa gjeneratave. Ai është ndër rastet e rralla ku një lider, që nga ideja e themelimit të shtetit, sakrifica e UÇK-së dhe e popullit të Kosovës, e deri te negociatat, shpallja e pavarësisë dhe shtetndërtimi, ka qenë i njëjti personalitet që u ka prirë të gjithave”, ka thënë Behrami.

Artan Behrami garon me numrin 75 në listën e PDK-së për deputet.