Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Shqipe Krasniqi: Mungesa e përkujdesjes shtetërore ndaj ish-luftëtarëve është e dukshme

Shqipe Krasniqi: Mungesa e përkujdesjes shtetërore ndaj ish-luftëtarëve është e dukshme

Shqipe Krasniqi, kandidate nga radhët e PDK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit, vjen nga një prej familjeve më të njohura të luftës dhe rezistencës shqiptare, e lidhur ngushtë me figurën e Xhevë Krasniqi-Lladrovcit, simbol i qëndresës dhe guximit femëror gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Krasniqi e cila ishte e ftuar në emisionin “N’Pult” ka deklaruar se shteti nuk po bën sa duhet për kategoritë e dala nga lufta.

Shteti nuk është bërë sa duhet për kategoritë e dala nga lufta duke theksuar se shuma e pensioneve është e ulët, ndërsa institucionet do të duhej të përfshiheshin edhe në aspekte të tjera për të qenë më afër dhimbjes dhe krenarisë së tyre, shtoi ajo.

Krasniqi shtoi se të jesh dëshmorë, të jesh familje e një dëshmori është vlera më e lartë.