29-vjeçari shqiptar, Valentin Vokaj, i cili jetonte në Bremen të Gjermanisë, është gjetur i vdekur pas rreth një muaji kërkimesh.
Sipas JOQ, lajmi për vdekjen e të riut është konfirmuar nga familjarët e tij. Deri më tani nuk dihen detaje të tjera lidhur me rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.
Autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e vdekjes.
Valentin Vokaj ishte raportuar i zhdukur nga familjarët më 9 nëntor, pasi kishte dalë nga banesa ku jetonte në Bremen rreth orës 04:00 të mëngjesit dhe nuk ishte kthyer më.
Në momentin e zhdukjes, familjarët kishin bërë të ditur se ai kishte lënë në banesë sendet personale, përfshirë celularin dhe paratë, si dhe një letër lamtumire drejtuar familjes.
Sipas tyre, i riu po kalonte një periudhë të vështirë emocionale dhe përballej me stres dhe gjendje të rënduar psikologjike.
Pas raportimit të zhdukjes, rasti u denoncua në policinë gjermane dhe u kërkua edhe ndihma e Ambasadës Shqiptare. Kërkimet u përqendruan edhe në zon