Partia Demokratike e Kosovës ka prezantuar kandidaturën e Shqipe Krasniqit, e cila garon me numrin 46 në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Krasniqi vjen nga një prej familjeve më të njohura të luftës dhe rezistencës shqiptare, duke u lidhur ngushtë me figurën e Xhevë Krasniqi-Lladrovcit, simbol i qëndresës dhe guximit femëror gjatë luftës së fundit në Kosovë, shkruan TV ARBËRIA.
Shqipe Krasniqi është vajza e atdhetarit Avdyl Krasniqi, i cili për vite me radhë u përkushtua çështjes kombëtare.
Sipas përfaqësuesve të PDK-së, angazhimi i saj politik shihet si vazhdimësi e vlerave familjare të sakrificës, dinjitetit dhe përgjegjësisë historike që kjo familje ka mbartur.