Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Erion Veliaj 10 muaj pa rrogë, Bashkia në dilemë

Erion Veliaj 10 muaj pa rrogë, Bashkia në dilemë

Prej 10 muajsh, Erion Veliaj ndodhet i izoluar nën masën e sigurisë “arrest me burg”, dhe pagesa e tij si kryebashkiak është ndërprerë. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkia e Tiranës është përballur me dilema nëse duhet t’i rikthejë rrogën, duke i kërkuar mendim KQZ-së.

Prangat e SPAK nuk nënkuptojnë vetëm humbje lirie për Veliajn, por edhe ndërprerjen e pagës së tij. Që nga shkurti i këtij viti, marrëdhënia financiare me Bashkinë e Tiranës është pezulluar, duke futur në dilemë institucionin, raporton a2cnn.

Kjo situatë ka lindur pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila i riktheu mandatin Veliajt. Bashkia i ka kërkuar udhëzim Ministrisë së Financave, KQZ-së dhe Ministrisë së Drejtësisë:

“Nga data 11.02.2025 e në vazhdim, periudhë gjatë së cilës masa shtrënguese ka qenë në fuqi, nga ana e Bashkisë Tiranë nuk është kryer asnjë pagesë mujore për z. Veliaj. Referuar vendimit datë 03.11.2025 të Gjykatës Kushtetuese, z. Veliaj vazhdon të jetë Kryetar i Bashkisë, i zgjedhur nga zgjedhjet vendore të vitit 2023. Në këto kushte, kërkojmë udhëzim për akte ligjore dhe nënligjore mbi të cilat bazohet e drejta e të zgjedhurit për page.”

Kërkesa mban datën 10 dhjetor, dhe bazuar në përgjigjen e institucioneve, kryebashkiaku në detyrë i Tiranës mund të fitojë një bonus që përfshin pagën e 10 muajve të fundit.