Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kasolli: Kosova ndryshe nga vendet me traditë, po ngec në krizë politike

Kasolli: Kosova ndryshe nga vendet me traditë, po ngec në krizë politike

Analisti politik Afrim Kasolli, gjatë një interviste në emisionin “ARB Debat” në TV Arberia, ka theksuar se kjo është hera e parë që Kosova po përballet me një krizë të tillë politike, për dallim nga vendet e tjera me tradita të gjata institucionale, të cilat kriza të tilla i tejkalojnë më lehtë, shkruan TV Arbëria.

Ko është hera e parë që Kosova po përballet me një krizë të tillë politike, për dallim nga vendet e tjera me tradita të gjata institucionale, të cilat kriza të tilla i tejkalojnë më lehtë, kanë tjera mekanizma, kanë tjera struktura, pushtete që i mirëmbajnë stabilitetin në vend”- tha Kasolli.

Analisti politik ka vlerësuar se Albin Kurti ka qenë bllokuesi i proceseve politike, si pasojë e pakënaqësisë me rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke shtuar se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka bërë të ditur se nuk është e gatshme të hyjë në kompromise me partitë e tjera pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.