Sipas Albert Krasniqit nga Shoqëria Civile, pushteti po përpiqet të ndërtojë në mënyrë artificiale imazhin e partisë dhe të liderit përmes muzikës turbo-folk, me synim të drejtpërdrejtë një audiencë me nivel më të ulët arsimimi dhe vetëdije kritike, përcjell Periskopi.
Në një postim në Facebook, Krasniqi thekson se ky lloj “patriotizmi” mbetet vetëm në këngë, pasi në praktikë, sipas tij, vazhdon tregtia me mafien energjetike të Serbisë.
Ai e cilëson këtë qasje si tipike për partitë populiste, të cilat priren t’i atribuojnë vetes merita për procese dhe zhvillime për të cilat, në realitet, nuk kanë pasur asnjë kontribut.