Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > PDK nis fushatën nga Prizreni, Hamza: Ka ardhur koha për të vepruar

PDK nis fushatën nga Prizreni, Hamza: Ka ardhur koha për të vepruar

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se fushata zgjedhore e kësaj partie do të nisë të mërkurën në Prizren, raporton Periskopi.

Hamza u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen nisjes së fushatës, duke theksuar se ka ardhur koha për veprim.

Njoftimi i plotë:

“Koha për fjalë ka përfunduar. Ka ardhur koha për të vepruar.

Nga Prizreni i bukur, këtë të mërkurë, e nisim fushatën tonë.

Ju ftoj të na bashkoheni!

Bashkë. Përpara.”