Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Demiri nga VAKAT: Ena e ka nënën boshnjake, s’ka pasur asnjë pengesë për certifikim, vendimi është politik

Demiri nga VAKAT: Ena e ka nënën boshnjake, s’ka pasur asnjë pengesë për certifikim, vendimi është politik

Rasim Demiri nga koalicioni VAKAT, në një intervistë për emisionin “Kosova Live”, ka bërë të ditur se sot kanë dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme, pas vendimit të KQZ-së dhe PZAP-it, të cilin e konsiderojnë tërësisht politik.

Demiri theksoi se në rastin e Ena Krasniqit nuk ka asnjë pengesë ligjore për certifikim, duke sqaruar se origjina e saj nuk mund të jetë objekt diskutimi apo diskriminimi.

“Nuk është çështje se ku ka lindur. Ajo ka mundur të lindë në Sarajevë, por edhe në Amerikë. Nëna e saj është gjallë, është shqiptare dhe jeton në Kosovë, ndërsa i përket komunitetit boshnjak. Origjina e saj nga Bosnja nuk përbën asnjë problem ligjor”, deklaroi Demiri.

Sipas tij, vendimet e institucioneve zgjedhore nuk janë të bazuara në ligj, por në kalkulime politike, dhe për këtë arsye rasti është dërguar në instancën më të lartë gjyqësore.