Kandidatja për deputete nga Lista GUXO, Jeta Statovci, ka reaguar ndaj kritikave të LDK-së, të bëra përmes Avdullah Hotit, ndaj Presidentes Vjosa Osmani.
Ajo ka thënë se sulmet janë irracionale dhe se LDK ende po vuan pasojat e përjashtimit të Presidentes nga kjo parti para pesë vitesh.
Statovci ka theksuar se vizita e Presidentes në Mitrovicë është pjesë e rolit të saj kushtetues dhe nuk përbën ndikim partiak, duke shtuar se nëse LDK ka probleme me GUXO-n, duhet t’i drejtohet partisë dhe jo institucionit të Presidencës.