Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Një zyrtar policor humb jetën gjatë ngasjes së veturës si pasojë e një sulmi në zemër

Një zyrtar policor humb jetën gjatë ngasjes së veturës si pasojë e një sulmi në zemër

Televizioni Arbëria ka raportuar më herët se afër shkollës Model “Qamil Batalli” në Prishtinë për aksident trafiku.

Ky informacion tashmë është konfirmuar nga Policia e Kosovës. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka njoftuar se sot rreth orës 06:30, në rrugën “Zagrebi” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku ka qenë e përfshirë një veturë.

Sipas Policisë, njësitet policore dhe emergjenca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipet mjekësore është konstatuar vdekja e viktimës, e cila ishte zyrtar policor. Dyshohet se vdekja mund të ketë ndodhur para aksidentit.

Me rastin është duke u marrë Njësia Rajonale e Trafikut, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e sakta të këtij rasti tragjik.