Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Pejë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se rasti është raportuar pas orës 19:00 nga Spitali i Pejës.
Sipas policisë, i plagosuri është paraqitur për trajtim mjekësor pasi dyshohet se është plagosur aksidentalisht nga një person tjetër. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
“I plagosuri është jashtë rrezikut për jetë. Personi i dyshuar është shoqëruar në stacion policor dhe pritet të intervistohet”, ka deklaruar Gashi.
Policia po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të incidentit.