Drejtori i Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë, Naim Rashiti, ka paralajmëruar se zgjedhjet e 28 dhjetorit do të monitorohen ekskluzivisht nga organizata Demokracia në Veprim (DnV).
Rashiti thekson se rreziku për manipulim këtë herë është më i madh, duke shtuar se edhe organizatat ndërkombëtare do të varen nga vlerësimi i DnV-së:
“Kësaj here jemi vetëm në dorë të Demokracisë në Veprim (DnV) për monitorimin e zgjedhjeve. Siç e kanë bërë gjithmonë, DnV-ja do e bëjë më së miri. Rreziku për manipulim kësaj here është më i madh. Eugen Cakolli, Ismet Kryeziu… të gjithë, edhe organizatat ndërkombëtare, do të varen nga vlerësimi i DnV-së”, ka shkruar Rashiti.
Ai paralajmëron se roli i DnV-së është kyç për sigurinë dhe besueshmërinë e procesit zgjedhor, duke nënvizuar rëndësinë e monitorimit të pavarur për të parandaluar manipulimet.