Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Fried: Strategjia aktuale e SHBA-së s’e kritikon mbështetjen ndaj Kosovës, ne s’donim një version të vogël të Serbisë së Millosheviqit

Fried: Strategjia aktuale e SHBA-së s’e kritikon mbështetjen ndaj Kosovës, ne s’donim një version të vogël të Serbisë së Millosheviqit

Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Daniel Fried, ka thënë se Strategjia e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së nuk e vë në dyshim mbështetjen ndaj Kosovës, edhe pse Ballkani nuk përmendet drejtpërdrejt në dokument. Sipas tij, kjo tregon pritshmërinë që Evropa të marrë rol më aktiv në rajon.

Fried thekson se SHBA-ja duhet të vazhdojë të mbështesë një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, të bazuar në njohje reciproke, duke paralajmëruar se një zvogëlim i angazhimit amerikan do ta bënte rajonin më të cenueshëm ndaj ndikimit të Rusisë dhe Kinës.

Ai vlerëson se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është brenda Bashkimit Evropian dhe se BE-ja duhet të marrë udhëheqjen për stabilizimin e rajonit. Në fund, Fried nënvizon se mbështetja amerikane për Kosovën ka qenë e drejtë dhe e kushtëzuar me ndërtimin e një shteti demokratik, duke theksuar se SHBA-ja nuk ka dashur kurrë “një version të vogël të Serbisë së Millosheviqit”.