Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Artan Behrami, ka theksuar rëndësinë e përfaqësimit institucional për veteranët e luftës.
Behrami ka deklaruar se ata që nuk janë koritur kurrë dhe që gjithmonë i kanë dalë përballë armikut me armë në dorë janë dëshmorët dhe veteranët e gjallë të luftës.
Ai ka theksuar se, në rast se bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës, do të angazhohet që të jetë zë i fuqishëm i veteranëve.