Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Djali i Kadri Veselit bashkë me djalin e i ish-komandantit të UÇK-së, Gani Imeri: Të lindur nga lufta për liri, të bashkuar në krenarinë për baballarët tanë

Djali i Kadri Veselit bashkë me djalin e i ish-komandantit të UÇK-së, Gani Imeri: Të lindur nga lufta për liri, të bashkuar në krenarinë për baballarët tanë

Në tubimin e Partisë Demokratike të Kosovës me veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mori pjesë edhe Arian G. Imeri nga Vushtrria, biri i ish-komandantit të UÇK-së, Gani Imeri.

Imeri ka ndarë një fotografi nga tubimi, ku shfaqet së bashku me Klestor Veselin, djalin e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-udhëheqësit të UÇK-së, Kadri Veseli, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim në Hagë.

Në mesazhin e tij, Arian Imeri thekson lidhjen e veçantë mes bijve të luftëtarëve të lirisë, duke nënvizuar krenarinë për sakrificën e baballarëve të tyre dhe trashëgiminë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Të lindur nga lufta për liri, të bashkuar në krenarinë për baballarët tanë – UÇK”, është mesazhi që shoqëron postimin e tij.