Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Berisha paralajmëron protesta masive më 22 dhjetor: Pa qeveri teknike s’ka zgjedhje të lira

Berisha paralajmëron protesta masive më 22 dhjetor: Pa qeveri teknike s’ka zgjedhje të lira

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar nisjen e protestave masive më 22 dhjetor, me synim rrëzimin e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie teknike.

Në një lidhje live në rrjetet sociale, Berisha tha se opozita nuk do të pranojë zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, duke pretenduar se proceset zgjedhore janë manipuluar dhe shndërruar në farsë. Sipas tij, zgjedhjet e 11 majit janë shoqëruar me përdorim të bandave, abuzim me fondet publike, manipulim të votës së diasporës dhe presion ndaj administratës shtetërore.

“Me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Protestat do të ndërpriten vetëm me largimin e tij, krijimin e qeverisë teknike dhe votimin e lirë të shqiptarëve”, deklaroi Berisha.

Ai akuzoi Ramën se ka shkelur parimet ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira dhe se ka kapur institucionet, përfshirë edhe zgjedhjen e Avokatit të Popullit pa konsensus me opozitën.

Berisha u bëri thirrje qytetarëve të të gjitha bindjeve politike që t’i bashkohen protestave, duke e cilësuar 22 dhjetorin si fillimin e një beteje për rikthimin e demokracisë dhe votës së lirë në Shqipëri.