Analisti politik Afrim Kasolli ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook lidhur me performancën e këngëtares Edona Llalloshi para audiencës së mërgimtarëve shqiptarë në Zvicër, duke vlerësuar se ajo nuk ishte e rastësishme dhe se mbart një mesazh të qartë politik.
Sipas Kasollit, kënga e interpretuar nga Llalloshi është intonuar me bekimin e kryeministrit Albin Kurti dhe strukturave që, siç shprehet ai, përkujdesen për imazhin e tij publik.
“Jam i bindur se kjo performancë nuk ishte e rastësishme. Por çfarë mesazhi transmetohet përmes saj kërkon një analizë serioze, të bazuar në teoritë estetike të Hegelit, për sajimin e së cilës natyrisht duhet kohë, e jo reagime të çastit”, ka shkruar Kasolli.