Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Nesër nis dërgimi i fletëvotimeve për votimin me postë të mërgatës

Nesër nis dërgimi i fletëvotimeve për votimin me postë të mërgatës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të nisë të dielën dërgimin e pakove me fletëvotime për qytetarët e regjistruar jashtë Kosovës, të cilët do të votojnë me postë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili bëri të ditur se procesi do të nisë më 14 dhjetor 2025, në ora 10:45, përmes operatorit ekonomik të kontraktuar.

“Gjatë ditës së nesërme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të nisë dërgimin e pakove me fletëvotime për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës për të votuar përmes postës në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës”, ka deklaruar Elezi.

Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i përgjithshëm i shtetasve të Kosovës me të drejtë vote është 2 milionë e 76 mijë e 290. Prej tyre, 1 milion e 999 mijë e 205 votues janë të regjistruar për të votuar brenda Kosovës, ndërsa 77 mijë e 85 qytetarë janë regjistruar për votim jashtë vendit.