Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Qëndrim Kryeziu, ka falënderuar mbështetësit e tij gjatë protestës së sotme në Shkup në mbrojtje të kauzës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gjatë aktivitetit, Kryeziu u takua me mikun e tij të vjetër nga Kaçaniku, i cili punon prej kohësh në Spitalin “Nëna Terezë” dhe njihet për karakterin fisnik dhe punëtorinë e tij. Sipas Kryeziut, ai është shndërruar në një pikë referimi për çdo shqiptar që ka pasur nevojë për ndihmë.
“Kjo përkrahje maksimale në rrugëtimin tim drejt pozitës së deputetit ishte një satisfaksion i veçantë. Më siguroi se në këto zgjedhje Kaçanikut nuk do t’i bjerë pika, por qytetarët e kësaj komune, me votat e tyre, do të angazhohen që në Parlamentin e Kosovës të kenë një zë autentik shqiptar,” tha Kryeziu.
Ai shtoi se ndjen falënderim të veçantë për mikun e tij dhe për të gjithë qytetarët që e mbështesin në këtë rrugëtim.